Iu prish skafi në det të hapur, policia e Lezhës shpëton katër pushuesit (VIDEO)

21 Gusht 2022, 20:05

Katër pushues, të cilëve iu prish skafi në det të hapur, janë arritur të shpëtohen. Ngjarja është regjistruar në detin e Kune Vain, teksa pushuesit kanë konstatuar se skafi i tyre kishte pësuar një defet teknik dhe nuk lëvizte. Menjëherë ata kanë marrë në telefon policinë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg të detit shëndoshë e mirë.