Iu sekuestrua një apartament dhe një garazh, lista e plotë e pasurive të Alda Klosit! Si u pasurua pasi u emërua drejtoreshë në Ministrinë e Financave dhe tek Rindërtimi

12 Shkurt 2023, 15:18

Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj, Alda Klosi sipas të dhënave që Shqiptarja.com disponon është pronare dhe bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme në Shëngjin dhe në Tiranë. Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Nga të dhënat e siguruara, është bërë pronare e pasurive në tetor 2021 me kontratë dhurimi. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit.