Iu vodhën 120 mijë € në banesë në Tiranë, nën hetim ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetaj!

8 Janar 2023, 15:06

Një shumë prej 120 mijë eurosh ka qenë fundi i sagës së vjedhjeve të Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir të cilët u kapën pas denoncimit të pronares së banesës Alda Klosi në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë. Por mesa duket, telashe nuk kanë pasur vetëm sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj, adhurues i jetës së luksit, por edhe për Shefen e Kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.