Ivanoviç: Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë perspektivën evropiane, e rëndësishme avancimi në të drejtat e pakicave në të dy vendet

18 Janar, 14:21

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mbajtur një konferencë për mediat me homologun malazez, Filip Ivanovic në kuadër të turit rajonal.

Ivanovic tha gjatë fjalës së tij se vizita e Hasanit në Mal të Zi është një konfirmim i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe i afërsisë mes dy popujve.

Ai shtoi se një segment i rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve është edhe avancimi i të drejtave të popujve me pakicë në të dyja vendet. Ivanovic u ndal gjithashtu edhe tek siguria në rajon.