Gaza- Izraeli intensifikon bombardimet ajrore, teksa gjatë natës, duke u gdhirë dita e sotme (10 Shtator), forcat e IDF sulmuan Khan Younis, në zonën jugore të Rripit të Gazës. Sipas mediave palestineze, një kamp i të zhvendosurve u godit dhe bilanci është me dhjetëra viktima dhe të plagosur.
Në sulm, ushtria izraelite pretendon se ka goditur "terroristët e Hamasit" dhe se "mbron civilët", ndërsa burime mjekësore dhe media palestineze flasin për një masakër ndaj kampit me civilë e të pafajshëm.
Numri, sipas “Gaza Defense”, rrezikon të jetë edhe më dramatik, teksa ka të paktën 40 të vdekur dhe 60 të plagosur, raporton “La Repubblica”.