Ja momenti kur policia e Kosovës qëllohet me armë

1 Gusht 2022, 10:01

Ditën e djeshme veç trazirave dhe bllokimit të rrugës u raportua dhe për të shtëna me armë zjarri në veri të Kosovës.

Sot është publikuar video ku dëgjohen të shtënat ndërsa disa zyrtarë të policisë së Kosovës kanë mbetur të bllokuar në Bërnjak ndërsa komunikojnë me njëri tjetrin në radio.