Jeta me sytë e Marcellos, artistit të rrugës që ka shëtitur botën: Buzëqeshjet e njerëzve janë energji por nuk mungojnë sytë që shohin se s’kam veshur këpucë

18 Mars 2023, 08:03

Performuesit e rrugëve janë artistë të cilëve nuk u pëlqejnë kornizat shoqërore dhe kufizimet e saj. Në shumicën e kohës përveç artit të tyre, ata e shfaqin këtë protestë ndaj gjërave që njerëzit i kanë marrë të mirëqena dhe nëpërmjet mënyrës sesi duan të prezantohen në publik. Njëjtë është dhe mënyra e artistit italian i cili tashmë vazhdon turin e tij në sheshet kryesore të qyteteve të vendit tonë.