Jetojnë në kushte të mjerueshme, prek e moshuara nga Fieri: S'më përfill njeri, dua një shtëpi për djalin

9 Nëntor 2023, 14:21

Në emisionin "Një nga ne" u trajtua një ditë e zakonshme nga jeta e Drita Çepeles, pensionistes nga Fieri që jeton në kushte të mjerueshme.

Pengu më i madh i saj është të gjejë një shtëpi për djalin, që kur ajo të largohet nga kjo jetë, i biri të ketë një strehë, mos të jetojë në qiell të hapur.

"Djalin e kam të sëmurë me sëmundje toke. Vetëm një shtëpi dua, as plaçkë, as bukë, asgjë. E kam pikë të dobët, ku do ta lë?", rrëfen mes lotësh Drita.