Jo gjithçka do të blihet me para në dorë, propozohet që çdo blerje mbi 700 euro të bëhet vetëm përmes bankave

17 Dhjetor, 16:39

Pagesa pa limit me para në dorë nuk do të ketë më brenda vitit 2026. Qeveria ka vendosur që brenda kësaj periudhe të kufizohen pagesat në cash mes qytetarëve, si dhe të ulet limiti i lejuar i pagesave me lekë në dorë për bizneset. Ndërsa Shoqata e Bankave propozon që tavani i lejuar i pagesave cash të jetë 700 euro si për qytetarët ashtu edhe bizneset. Dhe mbi këtë vlerë çdo blerje të bëhet vetëm përmes bankave.

    No videos found.