Duke nisur nga Janari i vitit 2022 tek noteri identifikimi do të jetë biometrik dhe nënshkrimi elektronik. Në një intervistë për ReportTv kryetarja e dhomës së noterive Mimoza Sadushi thotë se aplikimi teknologjisë do të përmirësoj shërbimet.
'Kjo procedurë do të jetë e lidhur nëpërmjet sistemit që ne kemi krijuar dhe çdo zyrë noteriale do të ketë këtë aparaturën e gishtit. Mendojmë që ndoshta nga janari të gjitha zyrat noteriale do të jenë të pajisura me aparaturën.'- tha Sadushi















