Jo më patatina, çokollata apo pije freskuese në shkollat publike e private të vendit! Ndalohet edhe qumështi i plotë! LISTA e ushqimeve çfarë duhet të marrin ose jo fëmijët në shkolla

26 Tetor 2021, 19:35

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit ndalojnë reklamimin  e ushqimeve të pashëndetshme në mjediset e institucioneve arsimore. Ky urdhër vjen në kuadër të luftës kundër kequshqyerjes, që synon të realizojë  mbrojtjen  e shëndetit e të mirëqenies së fëmijës nga informacione e materiale që i dëmtojnë nxënësit nga mosha 6-15 vjeç të sistemit bazë, por edhe për gjimnazet apo sistemin parauniversitarë.