‘Ka hapur dyert për komunitetin lezhjan’, me pamje nga materniteti i ri i Lezhës dhe foshnjat e para të lindura, Rama uron një ditë të qetë

3 Qershor 2021, 08:52

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga materniteti i ri i Lezhës dhe foshnjat e para që kanë lindur aty.

Në videon e publikuar nga kryeministri shfaqet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me stafin e spitalit dhe nënat e reja, të cilave i shpërndanë lule dhe i uron.