Kadilli: Berisha e Basha viktima të njëri-tjetrit, ish-kryeministri s'ka çfarë i jep më politikës, të shmangë përfshirjen e PD në 'betejën' për shpalljen 'Non Grata'

28 Korrik, 22:17

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadilli në emisionin "Repolitix" në Report TV ka komentuar dhe mbështetjen e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj kreut të PD Lulzim Basha edhe pse ky i fundit ka sjellë humbje të njëpasnjëshme në krye të partisë.

Kadilli  tha se Berisha është viktimë e zgjedhjes së tij. Të dy janë viktima të njëri tjetrit tha Kadilli dhe sipas tij janë të pazotë të bëjnë diçka të mirë për PD.

"Të gjithë jemi viktimë të zgjedhjeve tona, kur bëjmë një zgjedhje kemi sakrifikuar  zgjedhjet tona. Berisha është viktimë e zgjedhjes së vetë e ka zgjehdur vetë dhe eshtë viktimë e zgjehdjes së vetë nuk del dot nga zgjedhja e vetë. U sfidua të dilte dhe Berisha zgjodhi të mos shprehet por ta justifikojë Bashën, janë të dy viktima të vetëvetes.

Nuk do kisha asnjë shqetësim për zgjedhjen e njërit apo tjetrit nëse do funksiononte mirë PD. Për mua është kapërcyer momenti i kulutrësh dhe shkollës Berisha dhe Basha për që koha sa sillet si Berisha... PD ka vetëm një shans të prodhojë një opozitë të re politike. Të qenit viktima të njëri tjetrit si pengon të bëjnë diçka të mirë por janë të pazotë të bëjnë diçka të mirë".

I pyetur se çfarë do të ndodhë me PD në shtator Kadilli tha se i takon Berishës të vendosë nëse do ta shmangë përfshirjen e partisë në ndjekjen e padisë së tij të bërë ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken pasi ky i fundit bëri publik vendimin e DASH për ta shpallur "Non Grata".

"Se di çdo ndodhë, vendimet merren nga institucioni i partisë. Sjam në grup. Berisha ka zgjedhur ta ndjekë personalisht uroj që rruga ligjore ta nxjerrë faqebardhë, por në të njëjtën kohë i kam kërkuar që nuk duhet të ndikojë ose ta shmangë përfshirjen e PD në këtë çështje. Jam i bindur se do ketë etikën politike ta shmangë përfshirjen e partisë. Shpresoj se është në kohë të marrë hapat  e duhur. Është Berisha që duhet të marrë vendimin e tij, duhet të marrë hapat e vetë për ta shmangur përfshirjen e PD. Është në provë, besimi im nuk vlen derisa ai të ketë vepruar. Berisha ska çfarë i jep më politikës. Ska asgjë të re për ti dhënë politikës.", tha ai.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha