Kadilli: Faji i Bashës nëse qytetarët e shitën më 25 prill për një thes mielli, ai nuk ngjall shpresë

17 Maj 2021, 20:18

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli gjatë intervistës për Report Tv, tha se Basha  nuk është një lider që ngjallë shpresë dhe të bëhet një figurë e besueshme për qytetarët, por ka bërë që votuesit “ta sheshin për një thasë me miell’.  Sipas Kadillit nuk vihet në pushtet me premtimin se do rrisësh rogat, por me alternativat se ti mund të qeverisësh më mirë. Kadilli tha se kërkon një PD pa njolla dhe t’ia kthejë atë qytetarëve.

“Shpresa më e mirë vjen kur ti jep garancitë e duhura që do të qeverisësh mirë, jo se do i u rrisësh rrogën. Basha ishte i pabesueshëm pasi çdo kauzë e lë përgjysmë dhe i jep një shembull të keq qytetarit se ti nuk i bën ato që premton. Kjo parti duhet ta bënte individin më të mirë politikisht dhe të mos e shkëmbenin Lulzim Bashën për thes me miell. Ana morale do të më bëjë fitues. Besoj se nga mbledhjet e mbrëmshme të Këshillit Kombëtar, ata u zhgënjyen edhe vetë. PD-ja ime është ndryshe, është detyrim për një lider që të respektojë kontributet, partia duhet të jetë e pastër dhe pa njolla”, tha Kadilli