Kadilli në Report Tv: Basha të sqarojë çdo hije dyshimi që ngrihet ndaj tij për përfitime financiare! Po jep tituj pa kufi në PD, si Meta dekoratat

15 Korrik 2021, 14:45

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli i kërkon Lulzim Bashës të sqarojë lakimin e emrit të tij për përfitime financiare, ndërsa thotë se kryedemokrati po jep tituj e funksione në parti pa kufi, njësoj si presidenti Meta dekoratat.

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk duhet të japë llogari vetëm për veprimet politike në krye të selisë blu, por edhe për lakimet e emrit të tij për përfitime financiare apo aludimet që hidhen se bashkëpunim me kryeministrin Rama. Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli në një intervistë për Report Tv tha se Basha e ka detyrim ndaj demokratëve dhe popullit pasi në të kundër nuk mund të dal e të kërkojë besimin e tyre për qeverisjen në të ardhmen. Kadilli tha se çdo hije dyshimi që ngrihet për liderin i kemi bërë dëm opozitës.