"Kafe, raki dhe vepra arti", Klevis Myrta rrëfen jetën në fshat: Ja hilet e artistëve (19 korrik 2023)

19 Korrik 2023, 20:37

Klevis Myrta është student në vitin e parë master në Akademinë e Arteve në Tiranë. Pas përfundimit të sezonit të provimeve, ai rikthehet pë të qëndruar disa kohë në fshat pranë familjes. Gjithë fëmijërinë e tij e ka kaluar në fshatin Lleshan të Elbasanit, i cilësuar si një nga vendbanimet më të hershme ilire. Kështu lindi kurioziteti i tij për të njohur më tepër historinë dhe për të realizuar figura të rëndësishme historike në baltë, dru apo mermer. Arti i tij është përqëndruar më shumë tek skulpturat, por herë pas herë realizon piktura në telajo ose murale.