Kakao shtëpie në 30 sekonda nga zonja Mirela

29 Tetor, 10:50 | Përditesimi: 29 Tetor, 10:50

Miks për kakao ose çokollatë të nxehtë

Përbërësit:

  • 2 filxhanë kafeje me pluhur kakaoje
  • 5 filxhanë kafeje me qumësht pluhur
  • 5 filxhanë kafeje me sheqer
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji me kanellë

Përgatitja:

I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë edhe i vendosim në një enë qelqi hermetike. Nxehim ujë edhe e shtojmë në filxhan ku më parë kemi vendosur një lugë gjelle plot me miksin e çokollatës.

MC/Shqiptarja.com