Kakavijë/ Radhë kilometrike automjetesh për të hyrë në Shqipëri, shkak mungesa e sporteleve në palën greke! Emigrantët: Kemi 2-3 orë që presim

13 Gusht 2022, 12:36

Në pikën kufitare të Kakavijës ka radhë automjetesh prej 4 kilometrash në anën greke. Pushuesit që kanë destinacion Shqipërinë duhet të qëndrojnë për orë të tëra në trafik për shkak të mungesës së shërbimit të sporteve nga ana greke. Burime për Report Tv bëjnë me dije se grekët punojnë vetëm me 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje. Në pjesën greke ka pasur radhë automjetesh që në orët e para të mëngjesit ndërsa tani është shtuar më shumë.