Një 47-vjeçar është vënë nën hetim nga policia, pasi ka tentuar të dalë nga Shqipëria me 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të padeklaruara.
Policia njofton se paratë u gjetën gjatë kontrollit që u krye në çantën e 47 vjeçarit me inicialet N. L, banues në Shkodër.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

















