'Kallëzim se po zbaton ligjin', Malaj publikon pagat që kërkojnë magjistratët: Efekti në buxhet arrin në 40 milionë euro shtesë çdo vit

10 Shtator, 20:00 | Përditesimi: 10 Shtator, 20:00

Ministri i Financave, Petrit Malaj, reagoi pasditen e kësaj të enjte, disa orë pasi u kallëzua penalisht në SPAK së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë dhe drejtorët e Thesarit në të gjithë vendin nga 18 drejtues të gjykatave të vendit dhe 2 krerë të shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve për bllokimin e rritjes së pagave të magjistratëve.

E.H/Shqiptarja.com