Kallëzimi i IKMT-së për ndërtimin pa leje në ‘Syrin e Tiranës’, prokuroria: Hetimi vazhdon, po presim materiale nga institucionet e tjera

1 Tetor 2022, 12:55

TIRANË- Pas interesimit të gazetarit të Report Tv Arsen Rusta, në prokurorinë e Tiranës për kallëzimin e IKMT-së depozituar në korrik për shtesën pa leje në ‘Syrin e Tiranës’, prokuroria sqaron se ka administruar kallëzimin. Prokuroria bën me dije se ka regjistruar çështjen penale, ndërsa hetimit vazhdon.