Avokati Idajet Beqiri ishte në ‘Studio Live’ Report Tv, tregoi më shumë lidhur me kallëzimin e tij në SPAK, ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.
Beqiri ka kallëzuar Berishën se ka falsifikuar datën e lindjes së tij, fillimisht në 2009, nga 1 korriku 1944 kur ka lindur, në 15 tetor 1944. Këtë ndryshim Berisha nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit më pas në 2016 dhe 2021.
'Problemi është që si e kemi theksuar në kuadrin në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit të lartë dhe ndaj të pandëshkuarve, kam vijuar me disa kallëzime penale, për ish drejtuesit e lartë të shtetit që erdhën në krye të shtetit, opozitës dhe më pas morën frenat e pushtetit dhe i bënë gjëmën Shqipërisë dhe shqiptarëve duke mos përfillur shtetin institucionet, duke mos ditur kushtetutën apo ligjet e tjera.