Kallëzoi Metën dhe Kryemadhin, Beqiri në Report Tv: Ia kam bërë gati dosjen SPAK! Të përfshirë në 43 afera, shumë shpejt do plas ‘bombën e vërtetë’

15 Shtator 2022, 15:08

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri ka bërë me dije se ka prova të qarta që vërtetojnë se çifti Meta-Kryemadhi kanë shpenzuar 287 mijë € për ndërhyrje kirurgjikale duke thënë se e ka kopsitur dosjen, për pasojë i bën thirrje SPAK që të nisë menjëherë hetimet. Në një intervistë në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, avokati ka dhënë më shumë detaje nga kallëzimi që ka bërë në SPAK për Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën. “Ku i kanë marrë paratë, pse nuk i kanë deklaruar për këto ndërhyrje kirurgjikale, janë disa nga pyetjet që Beqiri ngre dhe  thotë se SPAK duhet t’i japë një përgjigje.