Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq 8 policët e kontrollit kufitar në Rinas për akuzën e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës dhe pronarin e agjencisë së udhëtimit, “Bus Albania” Eneo Sulejmanaj, për korrupsion aktiv, pasi lejuan kalimin e paligjshëm të dhjetra personave të cilëve për arsye të ndryshme nuk mund të udhëtonin. Mes tyre janë kaluar 10 shtetas të mitur, të papajisur me prokurë nga prindërit.
Në gjyq shkojnë edhe 8 punonjës të policisë së kontrollit kufitar në Rinas: Briken Tereziu, Sokol Xhika, Ermal Mesi, Aris Drini, Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj dhe Argil Hasa.
E gjithë skema korruptive u zbulua pas arrestimit të Sulejmanajt më 23 mars 2024 me 1 kg kokainë në Rrugën e Kavajës, operacion në të cilin u plagos me armë nga policia, për vetëmbrojtje, pasi gjatë arrestimit tentoi t’i shtyp me makinë, në tentativë për t’u larguar.
















