Kamionçina përplas automjetin në Divjakë, në gjendje të rëndë shëndetësore drejtuesja e makinës

11 Gusht 2022, 14:27

Një aksident me pasojë një grua të plagosur rëndë është shënuar në Divjakë, të enjten. Aksidenti ndodhi në Zharrnec, ku një makinë është përplasur në mënyrë ballore me një kamionçinë, duke bërë që drejtuesja e makinës të mbesë e plagosur. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Lushnjës.