Kampionati botëror i Formula 1 në ujë mbahet në Pogradec në 2024, kryebashkiaku: Promovim për gjithë Shqipërinë, marrin pjesë 42 skuadra nga e gjithë bota

11 Shtator 2023, 19:40

Për herë të parë, Shqipëria do të presë kampionatin botëror të Formula 1 në ujë, i njohur ndryshe si F1H2O. Gara do të zhvillohet në Pogradec vitin e ardhshëm, ndërsa kryebashkiaku Ilir Xhakolli dha detajet në Report Tv.  I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, kreu i Bashkisë tha se vendi ynë do të presë për herë të parë një kampionat të tillë që është zhvilluar në vende të mëdha si Italia, Dubai, Franca apo Spanja.