Kampionati ndërkombëtar i shahut për universitete në Korçë, fituesit nga Kosova dhe Greqia! Prefekti Jose: Pasioni bëri bashkë studentët!

22 Tetor 2022, 17:50

Universiteti i Korçës në bashkpunim me federatën universitare të sporteve ka organizuar kampionatin ndërkombëtar të shahut ku morën pjesë disa universitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe krijimi i kontakteve mes studentëve në rajon përmes pasionit të tyre.