Kandidat për kreun e SPAK, Dumani pyetet për çështjet e hetimeve që ka në dorë: Do i ndjek vetë, e shtuna ditë e zakonshme pune për mua

16 Dhjetor 2022, 12:41

Altin Dumani u pyet gjatë prezantimit të platformës së tij për të drejtuar kreun e ri të SPAK, në lidhje me çështjet që ka në hetim. Ai tha se do të vazhdojë që ti ndjekë vetë.

‘Do vazhdoj që ti ndjek vetë çështjet që kam në hetim. E shtuna ka qenë ditë e zakonshme pune për mua. Të dielave jam i punësuar part time edhe po nuk dola në zyrë do të marr diçka në shtëpi. Unë sërish do të vazhdoj që të angazhohem në hetimin e çështjeve të rëndësishme. E vlerësoj të jem prokuror në SPAK.’- tha Dumani.

Sipas Dumanit, parim për të janë provat dhe se emri nuk i bën përshtypje.