Kandidatja e PD për Patosin, Pranvera Rizai për Report Tv: Mungon infrastruktura dhe kanalizimet, ja programi im

28 Prill 2023, 20:26

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Patosit, në një intervistë dhënë për Report Tv, foli mbi pikat e saj të programit, ndërsa kërkoi votëbesimin e qytetarëve më 14 maj. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv  Pranvera Rizai prezantoi programin e saj me 10 pika për bashkinë e Patosit, ku në qendër të tij janë përmirësimi i ekonomisë, bujqësisë, shërbimeve për qytetarët apo edhe politika për të rinjtë.