Kandidon për deputete në Itali, Anita Likmeta për Report Tv: Për herë të parë shqiptarët do të kenë një përfaqësues politik në qeverinë italiane

25 Gusht 2022, 20:27 | Përditesimi i fundit: 2022-08-25 22:33:26

Likmeta foli rreth fillesave të saj në karrierë, vështirësive që ka hasur si emigrante në shtetin Italian, dhe më e rëndësishmja, për të ardhmen, për rëndësinë e të zgjedhurit si përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Itali në zgjedhjet që do të zhvillohen në 25 shtator.

Ajo shprehet se pothuajse gjatë gjithë jetës së saj ka qenë në një farë mënyre pjesë e  politikës, duke iu dashur të merret me dokumentet e saj, por dhe me fushën e sipërmarrjes.

‘Jeta ime është një jetë politike se kam jetuar në Itali dhe duke rregulluar dokumentet vit për vit derisa kam marrë shtëpinë Italian si një emigrante dhe ky shtet më kujtonte se kush jam. Jam një njëri politik. Edhe puna ime , një sipërmarrëse, ka të bëjë gjithmonë me politikën, e cila vendos se si do të shkojë një kompani, ekonomia e një shteti. Çdo gjë është politik për mua.’, u shpreh Likmeta.