Kaos në Kuvend, Berisha bllokon foltoren: Të flasim për skandalin në SHBA! Balla: Do të heqë vëmendjen nga Shkëlzeni në SPAK!

26 Janar 2023, 15:06 | Përditesimi i fundit: 2023-01-26 15:24:38

Refuzimi i kërkesës së opozitës për të diskutuar në Kuvend vetëm për dosjen amerikane të zyrtarit të FBI dhe mungesa e kryeministrit Rama, shkaktoi kaos në seancën plenare me Sali Berishën që bllokoi foltoren. Nikolla hodhi për votim ligjet e rendit të ditës pa diskutime dhe e mbylli në më pak se 1 orë seancën. Kaq mjaftoi që Alibeaj të njoftojë se grupi i tij do të nisë procedurat për shkarkimin e saj.