Opozita riktheu sërish kaosin dhe dhunën në Kuvend, pas burgosjes së ish-deputetit të Partisë së Demokratike Ervin Salinaji.
PD përsëriti skenarin edhe ditën e sotme, ku deputetët socialistë nuk u lejuan që të hyjnë në Kuvend, ndërsa iu vu flaka edhe disa manekinëve në oborrin e Kuvendit.
Për të folur në lidhje me këtë, ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Vokshi i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, u shpreh se zjarri dhe dhuna nuk sjell vota për opozitën.