Kaosi i shkaktuar nga opozita, deputeti i PS: PD e ka model këtë sjellje politike! Boçi: Nëse duhet edhe me grushte do e fitojmë të drejtën

2 Nëntor 2023, 22:54

Deputeti i PS, Petro Koçi i ftuar në studion e "Frontline" ka debatuar me ish-deputetin e PD, Luçiano Boçi sa i takon aksionit të dhunshëm që opozita ka ndërmarrë në parlament dhe në komisione. Koçi tha se këtë situatë të shkaktuar, PD e ka model kryesor të sjelljes dhe se nuk ndodh për herë të parë.