Seanca e sotme në Kuvendin e Serbisë është zhvilluar me tensione dhe dhunë.
Deputetët e opozitës u përplasën fizikisht me ata të mazhorancës ndërsa hodhën edhe tymuese. Si pasojë të plagosur kanë mbetur tre deputetë.
Në pamjet e siguruara nga mediat e huaja, shihet momenti kur një nga deputet e plagosura dërgohet me urgjencë në spital.