Kapen 80 000 litra naftë kontrabandë në Durrës, dështon plani djallëzor me peshkarexhën

23 Korrik 2022, 14:00

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim tre persona dhe ka sekuestruar 80 000 litra karburant të futur kontrabandë përmes një peshkarexhe në port. Blutë bëjnë me dije se peshkarexha kishte dalë pa lejen e kapitenerisë në det të hapur dhe më pas kishte fitur GPS me qëllim humbjen e gjurmëve.