Autorë të 12 vjedhjeve në biznese të ndryshme në Tiranë dhe në Durrës, 2 të arrestuar, 1 nën hetim Tiranë/Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Serial". Vodhën në biznese të ndryshme, në Tiranë dhe në Durrës, vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre. Zbardhen dhe dokumentohen 12 vjedhje të kryera nga këta shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për disa shtetas që vidhnin në biznese, në Tiranë dhe në Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Serial". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve F. Sh., 19 vjeç dhe R. T., 20 vjeç, të dy banues në Kombinat, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. B., për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim. Nga verifikimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë dhe në Durrës, konkretisht: - Më datë 29.09.2022, në Tiranë, në bulevardin “Migjeni”, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur me forcë një shumë parash, në një farmaci; - Më datë 28.09.2022, në Durrës, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, në 1 farmaci dhe në 2 lokale; - Më datë 24.09.2022, në Tiranë, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, dy prej tyre në rrugën "Muhamet Deliu" dhe njëri në rrugën "Jordan Misja"; - Më datë 17.09.2022, në rrugën "Preng Bib Doda", dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në pronësi të shtetasit A. Ç.; - Në muajin qershor, në Ndroq, Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një furrë buke. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Kapen 'skifterat' e Tiranës
-
TAG:
- Tirane
Video të tjera
-
Vijojnë sulmet ndaj policisë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve
25 Tetor, 19:26 -
Policia rrethon gazetarët me kordonin e sigurisë, reagon AGSH: Pengon lirinë e medias dhe informimin e qytetarëve! Hita të mbajë përgjegjësi
25 Tetor, 19:22 -
Protestuesit s'ndalin aktet vandale, i vënë flakën pemës në mes të 'Sheshit Skënderbej'
25 Tetor, 19:14 -
Pas akteve vandale te Bulevardi, protestuesit zhvendosen te 'Sheshi Skënderbej', vendosin gozhda për të çarë gomat e makinave
25 Tetor, 19:10 -
U lëndua në protestë, Evanthi Pango lë Spitalin e Traumës pas 10 ditësh: Mos e provoftë njeri! Po dal më e motivuar
25 Tetor, 18:59 -
Protestuesit sulme me molotovë drejt policisë! Marshojnë drejt qendrës
25 Tetor, 18:54 -
Policia shpërndan protestuesit e dhunshëm me spray me piper te Bulevardi! Sërish të shoqëruar
25 Tetor, 18:29 -
Protestuesi i maskuar hedh fishekzjarre, ia drejton Kryesisë së Kuvendit
25 Tetor, 18:19 -
Të rinjtë me maska sulmojnë një bankë në Bulevard dhe bizneset private
25 Tetor, 18:19 -
Protestuesit sërish gati për sulm, shpërndajnë kokore të verdha! Pajisen edhe me shkopinj
25 Tetor, 18:02 -
’40 vjet që protestoj’, Besmir Malo: Në ’97 m’u desh të mësoja armën! S’po të them të armatosemi, por të rebelohemi
25 Tetor, 17:59 -
Të maskuarit shkulin pllakat e trotuarit me sqepar, sulme ndaj policisë! Mbushin edhe qeskat
25 Tetor, 17:45 -
Lëndimet në protestë, aktivisti Lika: Maskën do ta mbajmë derisa të përzëmë Ramën! Protestuesi: Është për mbrojtje
25 Tetor, 16:50 -
Mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së djeshme, disa protestues mbajnë bluza me mbishkrimin: Të gjithë jemi Erion
25 Tetor, 16:25 -
Protestuesi i maskuar ‘mbulon’ policët me lule të thara, ‘u dhuron’ puthje
25 Tetor, 16:17 -
Protesta/ Pas sulmeve me gurë ndaj Ministrisë së Arsimit, protestuesit nisin marshimin
25 Tetor, 15:40 -
U plagos në sy gjatë protestës, Rama për 28-vjeçarin nga Elbasani: U kujdesa personalisht për kurimin e tij në Itali! Akuzon nxitësit e dhunës: Ju ia mbyllët dritën e syrit
25 Tetor, 13:45 -
Rama prezantoi paketën anti-dhunë, Balla: Parashikohet demshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave
25 Tetor, 13:43 -
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë në zonën e Ujit të Ftohtë
25 Tetor, 13:19 -
U plagos në sy gjatë protestës së dhunshme, 28-vjeçari Erion Vishkulli i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale! Niset për në Romë për një operacion tjetër
25 Tetor, 13:10