Kapet 126 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një i arrestuar! Droga nga Shqipëria ishte nisur drejt Greqisë

12 Shkurt 2023, 12:00

Një sasi droge është kapur në kufirin greko-shqiptar. 126 kg kanabis u sekuestruan në zonën e Thesprotisë në Igumenicë. Dyshohet se droga ishte nisur nga Shqipëria drejt Greqisë. Një person ka rënë në prangat e policisë greke, por ende nuk dihet nëse është me origjinë shqiptare ose jo.