Kapiteni i anijes ‘Amerigo Vespucci’ për Report Tv: Ndalesa në Durrës, demonstron miqësinë Shqipëri-Itali

21 Tetor 2022, 19:21

Dita e sotme në anijen “Amerigo Vespucci”,  është e dedikuar për miqtë e përzgjedhur, ambasadorë, deputet, ministra dhe gazetarë, kapiteni Luigi Romagnoli na shpjegon rregullat në bord, ku çdo duket e organizuar në detaje për të pritur miqtë e veçantë. Ai nuk e fsheh krenarinë për këtë xhevahir të marinës italiane që është pagëzuar si anija më e bukur në botë.