Kapja e 400 kg kokainë në kamion në Kosovë, Kraja: Operacioni tregoi efikasitetin e strukturave tona

17 Maj 2021, 20:35

Kreu i SPAK , Arben Kraja, i cili ishte i pranishëm në Kosovës për operacionin e ndodhur ditën e sotme ku u kap një kamion me 400 kg kokainë, që kishte kaluar nga porti i Durrësit, tha se kjo nxori në pah jo vetëm që krimi ka zgjeruar territorin e veprimit, por që nëse shtete bashkëpunojnë mund ta luftojnë atë.

“Ka dy momente qe duhen vlerësuar nga kjo ngjarja se grupet kriminale po organizohen në një territor shumë të gjerë nga Brazili, Itali, Shqipëri e Kosovë. Por gjithashtu doli në pah se bashkëpunimi mes vendeve do të sjellë sukses në goditjen e tyre.  Bllokimi i sasive të tillë 400 kg kokainë tregon efikasitetin e strukturave tona ishte i duhur dhe i suksesshëm”, tha Kraja

  •