Kapnin të rinj që pinin hashash nga liqeni i Tiranës dhe u merrnin deri në 50 mijë lekë në këmbim të lirisë, arrestohen dy policë! Nisin procedurat e përjashtimit

26 Nëntor 2022, 12:29

Një efektiv i rendit dhe një i Policisë Bashkiake u arrestuan pasi shpërdoronin detyrën duke prangosur të rinj me cigare hashashi në zonën e Liqenit artificial, e duke i liruar më tej në këmbim të parave që u merrnin. Arrestimi erdhi pas mbikëqyrjes nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.