'Karnavalet e Korçës' mbërrijnë në Tiranë pas 45 vitesh, drejtoresha e TKOB në Report Tv: Shfaqje që nuk duhet humbur, emrat më të njohur të artit shqiptar

22 Shkurt 2023, 20:39

Abigela Voshtina, drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës,  Baletit dhe Ansamblit Popullor ka treguar në Report Tv se është rikthyer në skenë “Karnavalet e Korçës” pas 45 vitesh, nën regjinë e Inva Mulës dhe kompozitorit Aniv Mulës.  Ajo ka treguar se ka një bashkëpunim të veçantë të artistëve të njohur kombëtar, rikthim të artistëve të vjetër që kanë emigruar nëpër botë dhe talenteve të reja. "Karnavalet e Korçës" do të jepet nga data 25-28 shkurt.