KAS i shpalli votën të pavlefshme, Dogjani pakënaqësi për rinumërimin: Do iu dërgoj në SPAK! Iu kemi prishur terezinë, kanë dashur të shkojnë me pushime

23 Qershor 2025, 12:29 | Përditesimi: 23 Qershor 2025, 12:29

Kandidati i PD Asllan Dogjani ka “shpërthyer” gjatë procesit të rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës, proces që vijon prej pesë ditësh. Shkak është bërë një votë, shënimi i së cilës ka devijuar nga kutia e emrit të tij. KAS e ka shpallur të pavlefshme votën, pasi sikurse ka sqaruar edhe më parë, do të llogaritet vota vetëm nëse shënimi bëhet brenda kutisë.

A.A/Shqiptarja.com