KAS rrëzoi ankimin e PD-LSI për Gjirokastrën, anëtari i Komisionit Rregullator, Caka: Referuar provave, rezultati i drejtë! Nëse rinumërohen votat në Berat mund të ketë ndryshime

19 Maj 2021, 13:55

Vendimi i KAS për rrëzim të ankimit të PD dhe LSI për rivotim në qarkun e Gjirokastrës është konsideruar i drejtë nga anëtari i Komisionit Rregullator Dritan Caka. Caka tha në një intervistë për Report Tv se e quan këtë një vendim të drejtë duke iu referuar provave të paraqitura nga palët për këtë qark.