KAS rrëzon ankimimin e Lëvizjes Bashkë për t’u regjistruar në zgjedhje! Qori: Do ta apelojmë, vendim i padrejtë

14 Mars 2023, 10:16

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Lëvizjes Bashkë për regjistrimin në zgjedhjet vendore 2023. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, palët paraqitën argumentet e tyre, por KAS vendosi të rrëzojë ankimimin.