KAS rrëzon PD-në për prova shtesë në Fier! Kërkohet nga KQZ kryqëzimi i të dhënave të PEI dhe informacion për 2 qendra votimi, 1 e burgut të Fierit

27 Maj 2021, 18:55 | Përditesimi: 27 Maj 2021, 18:55

 

KAS vendosi sot me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë  për Qarkun Fier.

Kërkohen informacion për të dhënat e kryqëzuara të pajisjes PEI. Kërkohet gjithashtu nga KQZ informacion lidhur me rezultatin e PS-së në qendrën e votimit në fshatin Buzë-Madh në Cakran për zgjedhjet e vitit 2017 dhe zgjedhjet e vitit 2021.

Gjithashtu me kërkesë të dy anëtarëve të KAS kërkohet informacion për votimin në burgun e Fierit.

Shqyrtimi i ankimit për Qarkun e Fierit do të rinisë ditën e hënë.  Vazhdon me shqyrtimin e provave të mbledhura sipas kërkimeve dhe pretendimet përfundimtare të palëve.

r.k./Shqiptarja.com