KAS shqyrton Vlorën, PD: Nuk rakordojnë fletët e votimit, të hapen kutitë! Bele: Nëse s’ka prova, nuk shkon t'i hapësh kot, ndryshe mbetemi gjithë beharit këtu!

10 Qershor, 13:07 | Përditesimi: 10 Qershor, 13:07

Vijoi sot mbledhja e KAS nga seanca e kaluar për qarkun e Vlorës për zgjedhjet e 11 majit. PD pretendon se nuk rakordojnë fletët e votimit me ato të papërdorura dhe kërkon hapjen e kutive, pavlefshmërinë e rezultatit që ka shpallur KQZ, si dhe përsëritjen e tyre. KAS kërkon prova konkrete, pasi në të kundërt me këtë procedurë i binte të 'mbeteshin gjithë beharit me këtë proces pa kuptim'

r.k./Shqiptarja.com