Kavajë/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet për ekstradim 43-vjeçari i dënuar me 7 vite burg në Torino

25 Shkurt, 13:42 | Përditesimi: 25 Shkurt, 13:42

Policia e Kavajës njoftoi sot se ka finalizuar operacionin e koduar “Seven”, për kapjen e një 43-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllime ekstradimi drejt Italisë. Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 6 qershor 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale "organizata kriminale” dhe “trafikimi i narkotikëve"   

A.M/Shqiptarja.com