KE: Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë

11 Tetor 2022, 15:14

Komisioni Evropian përpiloi tekstin e paketës së zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që pritet të miratohen më 12 tetor. Komisioni nënvizon se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka pasur ndikim ndryshimi i rrethanave globale, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.