Këlliçi në Report Tv: Ka tentativa nga Rama për të vjedhur 25 prillin me mekanizma nga më të ndryshmet! S'premtojmë mrekullira po normalitet

28 Dhjetor 2020, 22:20

TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Belind Këlliçi ka deklaruar se qeveria Rama po bën të gjitha përpjekjet për të vjedhur zgjedhjet e 25 prillit, por shton se nuk do ia dalin! I ftuar në studion e Report Tv në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo', Këlliçi tha se në 25 prill nuk do jenë votime, si në rastin e 30 qershorit, por ndryshimi, sipas tij i shumë kërkuar.