'Kemi ankesa nga policët që nuk janë paguar për orët shtesë. A do t’u rriten pagat?' , deputeti i PS pyet ministrin e Financave tek 'Ligjet'! Përgjigjet Malaj

23 Qershor, 13:25 | Përditesimi: 23 Qershor, 13:25

Ministri i Financave, Petrit Malaj, paraqiti në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Aktin Normativ për buxhetin 2025, duke propozuar rialokimin e 11.8 miliardë lekëve për sigurinë kibernetike dhe efikasitetin e investimeve publike. Sipas tij, ky rishikim vjen pas analizës pesëmujore të të ardhurave dhe shpenzimeve, ndërsa nuk parashikohet rritje pagash për Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës.

I.M/Shqiptarja.com